Arsenali ka marrë vendim sa i përket transferimit të portierit David Raya.
Raya momentalisht gjendet te Arsenali në formë të huazimit nga Brentfordi.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Arsenali ka vendosur që transferimin e Rayas ta bëjë permanent.
Opsioni i të drejtës së blerjes do të aktivizohet nga Arsenali, pasi që veçse ishte arritur akordi me Brentfordin, për shkak të Financial Fair Play.
Raya thuhet se e ka nënshkruar kontratën e re afatgjate si lojtar i Arsenalit, ku ka mbetur vetëm të bëhet zyrtare në vitin 2024.