Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou ka thënë se mbetet i kënaqur me fillimin e skuadrës pavarësisht rezultateve të ndeshjeve të fundit.
Pas dymbëdhjetë ndeshjeve në Premier League "Spurs" gjendet në vendin e katërt, një pozitë në të cilën ra vetëm pas humbjeve nga Chelsea dhe Wolves, pasiqë për javë të tëra ishte në krye të tabelës.
“Ne kemi pasur një fillim të mirë, i cili ka qenë i mrekullueshëm. Sfida nuk mbaron kurrë.
Gjithçka erdhi në njëzet minuta në një ndeshje, ne filluam shumë mirë kundër Chelsea, por futbolli gjithmonë e ka këtë, di të shokojë", është shprehur ai.