Enrique “humbet” talentin e skuadrës.
Lajmi i keq për Luis Enrique dhe Paris Saint-Germain në prag të ndeshjes me Monaco.
Talenti i mesfushës, Warren Zaire-Emery do të mungojë këtë të premte dhe jo vetëm, kjo pasi francezi e ka mbyllur vitin 2023.
Mesfushori pësoi një dëmtim në kavilje në sfidën ndaj Gjibraltarit dhe pas vizitave mjekësore në Paris është konfirmuar shkalla e rëndë e dëmtimit dhe tani rikthimi i tij pritet rreth muajit shkurt.