Salva Ferrer, ish-mbrojtësi i Specia në Seria A, paralajmëroi fillimin e një rrugëtimi shumë të komplikuar larg fushës, duke hequr dorë nga futbolli i luajtur. Një dramë për 25-vjeçarin spanjoll, i cili së fundmi ishte pjesë e Anorthosis në Qipro.
“Jam diagnostikuar me limfomën Hodgkin (formë tumori) dhe do të filloj trajtimin mjekësor në javët e ardhshme.
Nuk mund ta mohoj që ishte një goditje shumë e rëndë si për mua ashtu edhe për familjen time. Por prognoza është pozitive dhe shpresoj të kem një rikuperim të shpejtë.
Shpresoj të rikthehem në lojë e të shijoj gjithçka tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Jam shumë i qartë se për të luftuar kundër kësaj sëmundjeje, frika nuk bën punë”, shtoi lojtari i lindur në vitin 1998, i cili mbërriti në Liguria në vitin 2019 dhe është ende në pronësi të Specia.
Klubi italian i Spezia, në rrjetet sociale, tregoi afërsinë me mbrojtësin e djathtë, me kontratë deri në vitin 2025. Ligurët në profilin e tyre në Instagram nuk kanë hezituar të mbështesin Ferrer:
“Për katër sezone luftove si një shqiponjë e vërtetë për të nderuar fanellën tonë – shkruhet në njoftim -. Gëzuam, u përqafuam dhe qamë së bashku.
Ne e dimë mirë forcën tënde dhe jemi të sigurt se edhe në këtë rast do të arrish të dalësh fitimtar! Forca Salva! Jemi të gjithë me ty!”.