Trajneri i Italisë Luciano Spalleti ishte disi kontroversal në deklaratat e tij pas kualifikimit në EURO 2024, që erdhi falë barazimit 0-0 të marrë në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ukrainës.
Në një prononcim të bërë së fundmi tekniku italian u shpreh se kombëtarja e tyre e meritoi kualifikimin.
“Nuk kemi vjedhur asgjë, por e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian”-tha ai.
Ndërsa më tej, i pyetur për “penalltinë” shumë të diskutuar që iu mohua Ukrainë, trajner i Italisë, kundërshtoi vetveten, ndërsa u shpreh se ishte i dyshimtë.
“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë siç thonë shumë njerëz. Më vjen keq.”-deklaroi ndër të tjera Luciano Spalletti.