Lajm i hidhur nga Zvicra, Betim Fazliji ka këputur ligamentin në gjurin e majtë gjatë stërvitjes.
Sezoni i tij ka përfunduar, raporton mediumi zviceran “Blick”.
“Ka përfunduar sezoni për Betim Fazlijin, lojtar i St. Gallenit.
Siç ka njoftuar FC St. Gallen, Fazliji ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite.
Operacioni është planifikuar për në fundjavë.
Fazliji u kthye në Zvicër gjatë verës pas një sezoni në FC St. Pauli.
Mesfushori i gjithanshëm u bë lojtar standard dhe një performues i mirë përsëri.
Ai ishte në formacionin startues në dhjetë ndeshjet e para të Superligës”, shkruan mes të tjera media zvicerane.