Dy ekipet me rivalitetin më të madh në Premier Ligë, Manchester City dhe Liverpooli u kanë dërguar një mesazh tifozëve para ballafaqimit të së shtunës.
Tifozët janë paralajmëruar që të kenë kujdes nga mjetet prioteknike dhe t’iu shmangen incidenteve sipas Daily Mail.
Vetëm një pikë ndajnë të dyja ekipet për kreun e tabelës.
City kryeson me 28 pikë ndërsa Liverpool me 27 sosh në vendin e dytë.
Policia britanike ka refuzuar që ndeshja të zhvillohet në ora 18:30 për shkak të incidenteve të mundshme dhe është vendosur që të luhet nga ora 13:30 në stadiumin “Etihad”.