Rodrigo Goes është lojtari i fundit që ka pësuar një lëndim te Real Madrid, duke ndezur kambanat e alarmit te “Los Blancos”. Skuadra madrilene ka qenë e pafat me lëndime këtë sezon me lojtarë kyç si Aurelien Tçouameni, Eduardo Kamavinga, Vinicius Jr, Tibo Kurtua dhe Eder Militao, të gjithë të lënduar.
Megjithatë, trajnerit Karlo Ançeloti i janë shtuar problemet edhe më shumë pasi listës të së lënduarve i është shtuar edhe një futbollist.
Bëhet fjalë për sulmuesin RodrIgo, i cili është rikthyer me probleme pas ndeshjeve ndërkombëtare me Brazilin.
Sulmuesi brazilian pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Argjentinës këtë javë. Megjithatë, lëndimi i Rodrygos nuk duket të jetë shumë serioz.