Ballkani i Therandës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në duel me Malishevën, në ndeshjen e javës së 15-të në elitën ë futbollit të Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Nazmi Gripshi në minutën e 30-të.
Në fund të pjesës së parë Albin Berisha thelloi fitoren në 2:0
Ballkani kryeson me 35 pikë e Malisheva është në vend të pestë me 20 sosh.