Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se skuadra e Ballkanit ka shumë cilësi, por golat që u pranuan kanë qenë të lehtë.
“Kishim një ekip të fortë që në të gjitha elementet e lojës është i rrezikshëm. Në ndërprerje, sulm pozicional, kundërsulme. Ne u përgatitëm për t’i rezistuar, por morëm dy gola të lehtë.
Pjesa e dytë ishte e vështirë sepse kemi mundur të pranonim edhe më shumë gola. Në këtë ndeshje nuk kemi mundur të bënim më tepër.
Ballkanin e kemi respektuar më shumë se që duhet. Ekipi duhet të jetë më agresiv për ta mposhtur një Ballkan të tillë.
U desh të ishim më të vëmendshëm në momentet kur i pranuam golat. Kemi kualitet mjaftueshëm për të mos pranuar gola të tillë”, ka theksuar Kid.