Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, kësaj radhe do të paraqitet si vendas në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Padyshim se është një lajm i keq për kampionin e Kosovës, për faktin se do të luajnë jashtë shtetit dhe larg tifozëve të tyre në kuadër të Conference League në futboll.
“Ndeshja Ballkani - Viktoria Plzen do të zhvillohet të enjten në Air Albania
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nuk u pranua nga komisioni i UEFA-s shkaku i gjendjes së fushës”, njofton gazetari Arlind Sadiku.
UEFA të premten ka shkruar që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë.