Sefer Emini nuk din të ndalet.
Shkupjani vazhdon me formën e tij të mirë në Ligën e Dytë të futbollit danez, teksa në fitoren e fundit të skuadrës së tij Sonderyjeske ka shënuar edhe një gol tjetër.
Ekipi i shqiptarit mundi Neastved me shifra 4:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 14-të të kampionatit në Danimarkë. Emini golin e gjeti në minutën e 5-të, duke hapur serinë e golave dhe fitores bindëse.
Për Sefer Eminin ky ishte goli i katërt që shënon me fanellën e Sonderyjeskes në këtë sezon, përderisa ka edhe tre asiste. Me këtë fitore Emini me skuadrën e tij marrin kreun në Ligën e Dytë daneze me 42 pikë të grumbulluara deri më tani.