Shtypi turk raporton, se pasi Jorge Jesus i bëri një ultimatum Fenerbahçes, duke e njoftuar që po përgatiste një ankesë kundër klubit në FIFA, gjithçka është zgjidhur.
Trajneri portugez pretendonte se nuk kishte marrë premion për fitimin e Kupës së Turqisë, gjë që tashmë emblema e Stambollit e ka shlyer shumën e papaguar, pasi të dy palët tani kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit.
Siç raportohet nga disa media në atë vend, trajneri portugez kishte bërë një “paralajmërim përfundimtar” javën e kaluar dhe ishte në pritje të përgjigjes së klubit, duke e bërë të qartë se do të vazhdonte me një proces deri në fund të muajit.
Kujtojmë se Jorge Jesus u largua nga klubi turk në fund të sezonit të kaluar pasi fitoi Kupën, duke mundur Basaksehir (2-0) në finale.