Kur po afrohemi te merkato dimërore, spekulimet për transferime veçse kanë filluar, dhe pjesë e tyre është edhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Griezmann po lidhet me një kalim te Manchester United këtë janar, por si duket kjo gjë do të mbetet vetëm spekulim.
Griezmann e ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Atletico, pavarësisht interesimit nga United.
“Besoj se e kam fituar të drejtën të jem legjendë e këtij klubi. Ky është misioni im. Deri në vitin 2024 unë dua të sjell lumturi te tifozët dhe disa tituj për Atleticon. Do të ishte një ëndërr”, i tha Griezmann “Marcas”.