Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë në kuadër të Superligës së Kosovës është anuluar si pasojë e motit të ligë.
Reshjet e borës kanë bërë që stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas të jetë terren i papërshtatshëm për lojë, kështu që ajo është anuluar.
Lajmin e kanë konfirmuar tifo-grupi prizrenas “Arpagjik’t Prizren”, ku në një foto të postuar në “Facebook” shkruhej “Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja anulohet”.
