Ferizajt i shtohet edhe një sallë simpatike.
Pamje e bukur por edhe një lajm i mirë në përgjithësi për nxënësit dhe sportin me dorë të këtij qyteti.Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se i shtohet edhe një sallë këtij qyteti.

“Kapaciteteve infrastrukturore sportive në Ferizaj i shtohet edhe salla e sapopërfunduar e sporteve tek shkolla ‘Astrit Bytyçi’ në qytet.
Një hapësirë e re kjo, me kushte moderne për zhvillimin e sportit nga nxënësit e sportistët ferizajas”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.