Situata e Rafale Varane po bën shumë bujë në Angli.
Mbrojtësi i Manchester United humbi vendin e tij të titullarit këtë sezon, duke luajtur vetëm 17 minuta në total, me Harry Maguire që arriti të rifitonte vendin e startuesit në bordin e Erik Ten Hag.
Në periudhën e fundit është diskutuar edhe një largim i mundshëm i tij. Trajneri holandez foli pikërisht për mbrojtësin francez:
“Nuk e di se për çfarë po flisni, këto janë thashetheme.
Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ka shumë konkurrencë të brendshme, siç duhet të ketë në një top-klub si i yni.
Si trajner, kur keni dy lojtarë që po bëjnë shkëlqyeshëm, ju gjithashtu duhet të bëni zgjedhje”.