Liverpooli kthehet me pikë të madhe nga stadiumi "Etihad".
Një pikë që peshon shumë për djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp.
Manchester City ndahet baras (1:1) me Manchester Cityn, në derbin e madh anglez, në takimin e javës së 13-të të Premier League.
Derbi i madh i Anglisë u përshkrua me lojë të fortë deri në frymën e fundit.
Futbollisti Erling Haaland ka shënuar për vendasit.
Mysafirët shmangin disfatën në minutën e 80-të, falë golit të Alexander-Arnold.
Manchester City kryeson me 29 pikë, pasojnë Liverpool 28, Arsenali 27, Tottenham 26, Aston Villa 25, këto tri ekipet e fundit kanë një ndeshje më pak.