Salernitana megjithatë ka shijuar fitoren e parë.
Pas vuajtjeve të shumta, Salernitana i gëzohet fitores së parë dhe në javën e 13-të në Serie A.
Salernitana para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:1 Lazion.
Për Salernitanën shënuan Kastanos (55') e Candreva (66') dhe për Lazion Immobile realizoi nga penalltia në minutën e 43-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit nga minuta e 62 apo në 28 minutat e fundit të takimit.
Salernitana renditet në vend të fundit me 8 pikë e Lazio në të 10-tin me 17 sosh.