PSG ka blerë zyrtarisht Gonçalo Ramos.
Sulmuesi u mor nga Benfica verën e kaluar dhe pak ditë më parë u konfirmua nga klubi parisian, i cili ushtroi opsionin e blerjes.
Për këtë çështje është shprehur edhe trajneri Luis Enrique, i cili ka pranuar se është veçanërisht i lumtur me portugezin.
Ai ka kualitete të mëdha dhe është një blerje e shkëlqyer për të ardhmen sipas ish-trajnerit të Spanjës:
“Është një lajm i rëndësishëm për të cilin jam shumë i lumtur. Si nga lojtari ashtu edhe nga njeriu që është Gonçalo. Për mendimin tim ai është një lojtar që do të jetë shumë i dobishëm në të ardhmen e klubit.
“Është mbresëlënëse se si ai është në gjendje të ndryshojë lojën e tij. Jam shumë i lumtur që opsioni i blerjes është ushtruar”.
Deri më tani këtë sezon ai ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë 1 asist në 15 ndeshje, por do të ketë kohë që ai ta dëshmojë këtë.