Bayer Leverkusen po tregon forcën e një ekipit në Bundesliga I.
Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen, nuk njohin askënd në Gjermani.
Rekord, 12 ndeshje pa humbje, 11 fitore e 1 barazim, me goldallim 37:10.
Bayer ka triumfuar në Bremen, me rezultat 3:0 ndaj Werderit.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, u paraqit titullar duke dhënë maksimumin për tre pik të reja.
Xhaka u zëvëndësua në fund të takimit.
Deman (9' - autogol), Frimpong (43') e Grimaldo (76’), shënuan për fitoren e madhe të Leverkusenit.
Bayer kryeson me 34 pikë, duke lënë pas Bayern Munihun me 32 sosh e Werderi është në pozitën e 12-të me 11 sosh.