Augsburgu ka marrë një pikë në Berlin.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me Augsburgun barazojnë me rezultat 1:1 me Union Berlinin, në takimin e javës së 12-të në Bundesliga I.
Knoche në minutën e 58-të lëshoi rastin më të mirë për Union Berlinin, duke dështuar nga penalltia.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Demiroviq në minutën e 38-të.
Ai shënoi nga penalltia.
Volland në minutën e 88-të ka barazuar rezultatin.
Augsburgu është në vend të 10-të me 14 pikë dhe ka 7 më shumë se Union Berlini që gjendet në vend të parafundit të renditjes, i 17-ti.
Rexhbeçaj u paraqit standard.