Mesfushori shqiptar, Florian Loshaj ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, shënoi në ndeshjen që ekipi i tij Istanbulspor fitoi në shtëpi përballë Hatayspor.
Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Superligës turke përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të shqiptarit. Ishte pikërisht ky i fundit që u shfaq protagonist duke shënuar.
Në minutën e 26’, pas një aksioni të gjatë që u provua shumë herë porta, Loshaj ndali topin dhe me një goditje më të majtën arriti të gjente golin.