Italia është kualifikuar në EURO 2024 me një barazim të vuajtur përballë Ukrainës në ndeshjen e fundit në grup, që bëri njëkohësisht që ajo të përfundonte në vazon e katërt në shortin e fazës finale të turneut.
Por duket se italianët nuk po e “qajnë” shumë këtë situatë.
Meqë në kualifikuese ka pasur shumë surpriza, mes të cilave edhe Shqipëria në vazon e dytë, për të kaltrit ka ardhur koha e llogarive dhe ata kanë parë se në këtë mënyrë mund të gjejnë përballë edhe ekipe më të lehta në letër.
Këtë e pranoi publikisht presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.
“Në vazon e parë ka shumë emra të mëdhenj. Gjithmonë kujdes ndaj Gjermanisë që është e zonja e shtëpisë.
Nëse marrim në konsideratë këtë moment të ekipeve, ndoshta është më mirë vazo e katërt sesa ajo e treta apo e dyta”, tha ai për mediat italiane.