FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës.
Siç dihet tashmë, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 30 nëntor.
Kampionët e Kosovës kanë njoftuar sot se tashmë kanë dalë në shitje biletat.
Ato mund t’i blini online. Bileta më e lirë kushton 5 euro, kurse ajo më e shtrenjta shkon në 100 euro.
“Gati për super ndeshjen evropiane në “Air Albania”
Tashmë mund t’i siguroni biletat tuaja online, përmes këtij linku:
Ballkani i shqiptarëve është gati për një tjetër ndeshje të madhe.
Të enjten në Tiranë jemi nikoqir të Viktoria Plzen, në përballjen e pestë të Grupit C në UEFA Europa Conference League (30.11.2023, ora 18:45).
Bashkë jemi gjithmonë më të fortë
Çmimet për biletat prapa portave janë 5 euro.
E/Lindja, 10 euro.
Bileta VIP Platinum (W104) ku përfshihet kateringu i plotë, 100 euro.
50 euro bileta VIP në tribunat W103 dhe W105, të përfshira pijet freskuese.
Kurse zonat VIP 101,102 e 107, 40 euro (Open Bar)", njofton FC Ballkani.