Pas fitores 3:1 në shtëpi kundër Winterthurit, trajneri i Luzernit Mario Frick tregon se çfarë mendon për kritikat e shumta ndaj kapitenit të tij, Ardon Jashari.
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (51’), Ardon Jashari i Luzernit dhe Thibault Corbaz i Winterturit, u përplasën kokë me kokë në rrethin qendror.
Dyshja bie në tokë, ndërsa Corbaz shikon rreth e qark i trullosur, Jashari vëren pasi kapi syrin: po rrjedh gjak!
Ardon Jashari pas lëndimit
Të dy lojtarët nuk mund të shkojnë më tej, ata shkojnë në treshatore. Mjekët i qepin menjëherë plagën Jasharit mbi sy, ka shrkruar mediumi zviceran “Blick”.
21-vjeçari bëri shumë bujë pasi nuk donte t’I bashkohej kombëtares së Zvicrës U21.
Kishte shumë kritika në drejtim të tij.
Eksperti i futbollit për “Blick”, Stephane Henchoz, iu drejtua Jasharit për arrogancë, kolumnisti i “Blick’ Kubilay Türkyilmaz bëri thirrje që të përjashtohet për një vit nga kombëtarja.
Nuk është çudi, kur Jashari u kthye në qendër të vëmendjes, të gjithë sytë ishin tek ai.
Me sa duket nuk është problem për kapitenin e Luzerni.
Jashari po luante jashtëzakonisht mirë, duke fituar topa të shumtë dhe duke inicuar pothuajse çdo sulm të Luzernit.
Trajneri i Liuzernit, Mario Frick, tha: “Pa të kemi humbur rendin.
Nuk u befasova aspak që ai luajti kështu pas turbulencave, Ardoni ka cilësi të mëdha”.
Dhe pastaj, pa u pyetur, Frick-u sulmon kritikët e shumtë të Jasharit: “Shumë njerëz kanë komentuar ditët e fundit.
Do të ishte më mirë: heshtni! Në vend që të pretendoni gjëra pa ditur për marrëveshjet.”
Marrëveshjet? Frick nuk hyn në detaje.