Zurich ka fituar derbin e madh zviceran, me rezultat 3:1 ndaj kampionit në fuqi Young Boys.
Në stadiumin në Letzigrund ka qenë atmosferë e bukur, 19.285 shikues të pranishëm, iu gëzuan fitores së Zurich-ut.
Futbollisti shqiptar Bledian Krasniqi ka shënuar në minutën e 90+10.
Për Zurich shënuan Okita (6’), Katiq (28’), Krasniqi (90+10’) dhe për mysafirët Elia (32’).
Lindrit Kamberi u paraqit standard për Zurich dhe Krasniqi u aktivizua nga minuta e 83-të.
Krasniqi në minutën e 90+11 u ndëshkua me karton të verdhë.
Donat Rrudhani ka luajtur nga minuta e 88-të për Young Boysin.
Pas javës së 15-të, Zurich kryeson m 31 pikë, dy më shumë se Young Boys në vend të dytë.