Lugano nuk ka treguar mëshirë në udhëtim, duke e demoluar me rezultat 5:0 Yverdon-in, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit zviceran.
Albian Hajdari dhe Kreshnik Hajrizi shënuan e Uran Bslimi ka asistuar në dy golat e parë për këtë fitore me peshë të madhe.
Hajrizi e Hajdari janë ndëshkuar me kartona të verdhë në minutën e 21-të përkatësisht 45+1.
Golat i realizuan Hajdari (58'), Celar (59' e 62'), Hajrizi (74') e Babiq (90+1),.
Katër shqiptarë tirullarë për Luganon, portieri Amir Shaipi dhe futbollistët Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari e Uran Bislimi.
Bislimi u zëvendësua në minutën e 67-të e Hajdari në atë të 78-tën.
Lugano renditet në vend të gjashtë me 19 pikë e Yverdon në të 7-tin me 17 sosh.