Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapi do të luhet sot, e cila është e vlefshme në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo është konfirmuar nga klubi gjilanas.
Përndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e cila ishte paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për shkak të kushteve që nuk i ka plotësuar stadiumi në Hajvali.
Ndërkohë, takimi në mes Gjilanit dhe Llapit do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit, duke filluar nga ora 13:00.
Dje janë shtyrë edhe dy përballje të tjera për shkak të borës që ka rënë.