Alexis Sanchez nuk ia del për të qenë në dispozicion të Inzaghit për derbin e Italisë, Juventus – Inter, që luhet në mbrëmje. Kiliani u la jashtë listës së të grumbulluarve për shkak të një problemi në kyçin e këmbës që pësoi me kombëtaren e tij.
Problemi fizik, ndonëse jo serioz, ende nuk është tejkaluar dhe sulmuesi është i detyruar të presë.
Simone Inzaghi e bëri të qartë se Sanchez me shumë gjasa do të pushonte kundër Juventusit në një konferencë për shtypin.
“Sanchez u kthye nga kombëtarja me një ndrydhje të lehtë të kyçit të këmbës dhe nuk ishte në gjendje të stërvitej”.
Sulmuesi rrezikon të mos luajë edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Benfikës.