Për shkak të borës, shtyhen dy ndeshje në Superligën e Maqedonisë

Futboll

Për shkak të borës, shtyhen dy ndeshje në Superligën e Maqedonisë

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Sipas njoftimit nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dyja ndeshjet do të zhvillohen me 6 dhjetor nga ora 13:00.

Reshjet e borës në vend kanë bërë që të shtyhen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut që në program ishin ditën e sotme nga ora 13:00.

Bëhet fjalë për takimin në Strugë ndërmjet kampionëve në fuqi dhe Voska Sport si dhe përballja tjetër që ishte e programuar të luhet në Kratovë në mes Sileksit dhe Vardarit.

Sipas njoftimit nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dyja ndeshjet do të zhvillohen me 6 dhjetor nga ora 13:00.

Ndërkohë ditën e sotme do të luhen vetëm tri takime. Shkupi në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, Gostivari përballet me Rabotniçkin dhe Tikveshi luan me Brera Strumicën. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat