Gruaja e Cesc Fabregas ka mohuar lajmet se Lionel Messi e ka tradhtuar gruan e tij Antonela Roccuzzo.
Të premten, gazeta braziliane Direto Do Miolo pohoi në mediat sociale se Messi dhe Roccuzzo po përballeshin me “krizën më të madhe” në 15 vitet e martesës së tyre.
Lajmi pretendonte se Messi kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez.
Ata gjithashtu pretenduan se martesa e çiftit ishte në rrezik të madh.
Por postimi citonte burime nga Spanja që duket se nuk ekzistojnë. Dhe Daniella Semaan, gruaja e ish-lojtarit të Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea-t, Fabregas, i ka hedhur poshtë zërat.
Ajo tha: “Çfarë lajmi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të saktë”.
Fabregas dhe Semaan rregullisht kalojnë pushimet me Messin dhe Roccuzzo-n.
Messi dhe Fabregas luajtën së bashku si të rinj në akademinë La Masia të Barcelonës.
Më pas ata luajtën për tre vjet në ekipin e parë të Barcelonës kur Fabregas u transferua nga Arsenali në 2011-ën.