Mike Maignan luajti edhe një herë tjetër rol vendimtar, teksa Milani regjistroi fitore ndaj Fiorentinas të shtunën.
“Rossonerët” fituan me rezultatin minimal 1:0, falë një goli të Theo Hernandezit nga penalltia.
Në fund të ndeshjes një pritje vendimtare u bë nga Maignan, i cili ndali me fytyrë një goditje të Lucas Bletran.
Portieri francez mori vlerësime të larta pastaj nga mediat italiane dhe jo vetëm.
“La Gazzetta dello Sport” shkroi: “Pritja me fytyrë është art modern. Calabria i puthi kokën në emër të San Siros”.
“Tuttosport” u la pak më pak i impresionuar nga homologët e tyre milanez, por megjithatë foli mirë për punën e portierit francez në fitore, duke komentuar: “Ai e trembi San Siron pas një pritjeje të madhe ndaj Beltran. Natyrisht, ai qëndroi në fushë deri në minutën e 90-të dhe bëri më të mirën”.
Vlerësimet e Maignan në gazetat italiane:
Gazzetta dello Sport: 8
Tuttosport: 7.5
Corriere dello Sport: 8
Corriere della Sera: 7.5