Skuadra e Bundesligës gjermane, Union Berlin ka emëruar trajnerin e ri pasi klubi promovoi sot Nenad Bjelicën.
Bjelica u nda nga skuadra e Trabzonspor dhe ishte pa punë muajin e kaluar, por shpejt gjeti një mjedis të ri.
Union Berlin u nda me Urs Fischer pas një varg rezultatesh të dobëta në Bundesligë dhe Champions League, skuadra që ishte në top katërshe vitin e kaluar tani po lufton për mbijetesë.
Bjelica do të mundohet të ruajë statusin e Bundesligës për skuadrën nga kryeqyteti i Gjermanisë, si dhe vendin në garat evropiane.
Bjelica ka punuar me Arijan Ademin te Dinamo e Zagrebit, ndërsa me Enis Bardhin në Trabzonspor.