Barazim 1-1 mes Cagliarit dhe Monzas në “Unipol Domus”. Skuadra e Claudio Ranierit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të qendërmbrojtësit Alberto Dossena (10’).
Gjithsesi, skuadra udhëtuese reagoi në fraksionin e dytë të takimit dhe evitoi humbjen nëpërmjet golit të Mirko Maric (61’).
Sulmuesi kroat realizoi një gol të bukur me kokë vetëm 4 minuta pasi ishte future në fushë.
Cagliari arriti rezultatin e tretë radhazi pozitiv në shtëpi, ndërkohë që Monza regjistroi takimin e katërt radhazi pa humbje në Serie A.
Sardët mbeten në vendin e tretë nga fundi me 10 pikë, ndërkohë që ekipi i Raffaele Palladinos qëndron në pozicionin e nëntë me 18 pikë.