Llapi ka importuar tre pikë të mëdha nga Gjilani.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Një veprim i shpejt i skuadrës nga Podujeva, ka rezultuar me gol në minutën e 82-të.
Valmir Velu këmbëshpejt, futet në 16-sh dhe nga afërsia me goditje të fortë, përtokë e në këndin e djathtë mposhti portierin vendas Halimi, 0:1.
Në minutlne 80+2, Muhamet Hyseni del i vetmuar dhe e parabollon portierin, 0:2.
Ky është goli i dhjetë për Hysenin.
Valmir Veliu e Muhamet Hyseni lënë duarbosh Gjilanin, në ndeshjen që u zhvillua në fushë të pastruar nga bora por nëpër me kohë të ftohtë.
Kryetrajneri i Llapt, Tahir Batatina, sikur në qiellin e shtatë, për pikët e plota që mori në fushën ndihmëse në Gjilan.
Llapi renditet në vend të dytë me 28 pikë e ka 7 me pak se lideri Ballkani.
Gjilani zë vendin e shtatë me 14 sosh.