Gostivari kthehet me një pikë me shije të fitores nga Shkupi.
Skuadra shqiptare ndahet baras (0:0) me Rabotniçkin, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Një pikë që i jep edhe më shumë gjasa që të luftojnë për katër vendet e para.
Gostivari renditet në vend të tetë me 19 pikë dhe ka 1 më pak se Rabotniçki në të pestin.