Derbi i javës së 17-të në kampionatin malazez është zhvilluar në Nikshiq, mes Sutjeskës dhe skuadrës shqiptare Deçiqi.
Përbalja mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultat 1:1.
Deçiqi kthehet me pikë të madhe por e humbi kreun e tabelëë, ku tani Buduçnosti është lider i ri.
Bozhoviq në minutën e 44-të realizoi nga penalltia për 0:1.
Sutjeska ka barazuar në pjesën e dytë, me golin e Matanoviq në minutën e 63-të.
Buduçnosti kryeson me 35 pikë, pasojnë Deçiqi 34, Jezero 25, Sutjeska 24 sosh etj.