Hajduku i Splitit kthehet ballëlart, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 ekipit Istra 1961.
Vendasit u orvatën por nuk e barazuan përkundër atmosferës dhe përkrahjes së madhe të tifozëve në stadium.
Në minutën e 16-të, futbollisti Diallo krosoi në shtyllën e dytë ku Sahiti ka shënuar në mënyrë perfektë në këndin e poshtëm të djathtë.
Ai shënoi në këndin e kundërt, goditi me gjuajtje të shkëlqyeshme në rrjetën e portierit Majkiq të pafuqishëm, 0:1.
Ishte goli i tretë i Sahitit këtë sezon në HNL, i pesti në total.
Livaja në minutën e 90-të thelon fitoren në 0:2.
Ai shënoi nga penalltia.
Sahiti dhe Leon Dajaku u paraqitën nga minuta e parë për gjigantin kroatë, Hajdukun.
Dajaku është zëvendësuar në minutën e 66-të.
Pas javës së 16-të, Hajduku kryeson me 36 pikë, duke lënë pas Rijekën me 31, Dinamon me 27 (dy ndeshje më pak) dhe Istra renditet në vend të 9-të me 14 sosh.