Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit luhet të martën në Lipjan!
Ndeshja e shtyrë mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të zhvillohet të martën prej orës 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Kështu ka njoftuar të dielën pasdite klubi i Fushë Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.
Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të shtunën por është shtyrë për arsye të kushteve atmosferike në vendin tonë.