Rennes bind ndaj Reims në takimin e javës së 13-të të Ligue 1, me sfidën që u mbyll me rezultatin 3-1.
Vendasit zhbllokuan takimin që në minutën e 4’, me Gouiri që i dha avantazhin skuadrës së tij.
Miqtë nga ana tyre tentuan dhe gjetën barazimin në minutën e 45+2’ me Diakite, duke e mbyllur pjesën e parë në paqe.
Megjithatë, në nisje të fraksionit të dytë, në minutën e 46’, Bourigeaud riktheu avantazhin te skuadra e Rennes.
Ndërsa në minutën e 66’, i asistuar nga Bourigeaud, Theate vulosi këtë sfidë, duke shënuar golin e tretë për vendasit.
3-1 dhe Rennes renditet në vend të 10 me 15 pikë, teksa Reims në vend të 5 me 20 pikë.