Me debutimin e Francesco Camardas në ndeshjen e Serisë A Milan-Fiorentina (1-0), u shënua një rekord ri sa u përket futbollistëve më të rinj debutues në elitën e futbollit italian.
Talenti i aktivizua mbrëmjen e djeshme ndaj vjollcëve në minutat e fundit të ndeshjes, edhe pse në fakt është vetëm 15 vjeç.
10 lojtarët që kanë debutuar në moshën më të re në kampionatin italian (Seria A):
Francesco Camarda (Milan – 15 vjeç, 8 muaj, 15 ditë)
Wisdom Amey (Bologna – 15 vjet, 9 muaj, 1 ditë)
Amedeo Amadei (Roma – 15 vjeç, 9 muaj, 5 ditë)
Pietro Pellegri (Genoa – 15 vjeç, 9 muaj, 5 ditë)
Gianni Rivera (Alessandria – 15 vjeç, 9 muaj, 15 ditë)
Aristide Rossi (Cremonese – 15 vjet, 9 muaj, 21 ditë)
Giuseppe Campione (Bologna – 15 vjeç, 9 muaj, 25 ditë)
Eddie Salcedo (Genoa – 15 vjeç, 10 muaj, 20 ditë)
Valeri Bojinov (Lecce – 15 vjeç, 11 muaj, 12 ditë)
Stephan El Shaarawy (Genoa – 16 vjeç, 1 muaj, 24 ditë.