Interi harron Frattesin.
Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre të pankinës.
Natyrisht menjëherë u krijua ideja e ndonëj dëmtimi të mundshëm që mund ta kishte ndalur, megjithatë shumë shpejt zikaltrit korrigjuan gjithçka, duke përditësuar listën në protokollin zyrtar dhe përfshirë emrin e Frattesit mes futbollistëve të pankinës.
Mesfushori italian u transferua te zikaltrit vetëm në verë dhe po bën mjaft mirë, ndonëse pjesën dërrmuese të ndeshjeve i ka nisur nga pankina, për të zëvendësuar më pas si Barellën, ashtu edhe Mkhitaryan.