Klubi futbollistik i Dinamos që garon në Ligën e Parë të Kosovës është mobilizuar duke pastruar fushën nga bora në mënyrë që të zhvillohen ndeshjet e radhës sipas orarit të paraparë.
Këtë inciativë e ka mbështetur edhe Komuna e Ferizajit, e cila ka marrë mbi supe pastrimin e fushës dhe krijim e kushteve të volitshme në mënyrë që të luhen duelet e ardhshme.
Ndeshja e ditës së shtunë mes Trepçës dhe Dinamos, në kuadër të xhiros së 13-të, ishte shtyrë për shkak të borës së madhe që ka rënë në Skenderaj.
Dinamo gjendet në pozitën e parë në Grupin A dhe me këtë ecuri pozitive të rezultateve po përkujdeset maksimalisht për fushën ku do t’i luaj ndeshjet si vendas.
“Ka filluar pastrimi i fushës së futbollit në qytetin tonë.
FC Dinamo falenderon iniciativën e Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Rahovica Company e cila ka marrë për sipër pastrimin e fushës në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për punë për ekipet e futbollit në qytetin tonë.
Ky është një mesazh për të gjitha klubet që të janë më vigjilente në këto kushte atmosferike.
Falemimderit”", njofton Dinamo.