Suhareka ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Phoenix i Bajës, në ndeshjen e javës së 11-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Humbje që dhemb shumë për Suharekën dhe tre pikë të mëdha për ekipin e Phoniex me kryetrajner Faruk Statovci.
Rrustem Aliaj, kryetrajner i FC Suhareka, tha se është humbje e hidhur.
“Një falënderim FC Phoenix për mikpritje, ndërsa djemtë tanë sot përkundër angazhimit nevojitet edhe përqendrim më i madh për fitore. Ndonëse nganjëherë duhet edhe fat.
Prandaj nga kjo humbje duhet të nxjerrim mësime, ka ende shumë ndeshje deri në fund
Vazhdojmë tutje me përkushtim ! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.
Dinamo kryeson me 27 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Suhareka 20, Trepça '89 19 (një ndeshje më pak), Drenica 19, ndërsa Phoniex është në vend të 9-të me 11 pikë.