Lyoni ka prekur fundin në kampionatin francez.
Lyoni si vendas ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Lille e futbollistit Edon Zhegrova.
Zhegrova është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Lilles.
David në minutën e 27-të dhe Santos në atë të 32-tën, shënuan për fitoren e mysafirëve.
Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 83-të.
LIlle renditet në vend të katërt me 23 pikë e Lyon është në fund (i 18-ti) me 7 sosh pas 13 jave.