Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Djali i legjendës Fadil Vokrri foli rreth situatës së Kombëtares së Kosovës, teksa u shpreh se është e dhimbshme moskualifikimi në Euro, pasi Kosova ka potencial.
Vokrri gjithashtu komentoi gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Realiteti është që jemi kthyer para pranimit. Kundërshtimi më i madh i i Serbisë ka qenë se nuk keni stadium ku të luani. Sot po ua dëshmojmë që nuk dijmë me mbajt stadiumin. Ky stadium, i mirë i keq është përfaqësim i vendit tonë. Për shumë vende të huaja është pasqyra e parë që shohin për Kosovën. Kur është hapur stadiumi “Fadil Vokrri” të gjithë jemi krenuar. Sot ndërkombëtarët kur hyjnë me kqyr stadiumin e shohin në këtë gjendje. Është e vërtetë që është mbingarkuar”, tha Gramoz Vokrri”.