Manchester United arriti fitore 0-3 ndaj Everton në kuadër të xhiros së 13 të Premier League.
Pas ndeshjes për mediet angleze, ka folur trajneri i mysafirëve, Erik ten Hag.
“E keni parë se sa i mirë është kapiteni Bruno. Ai e pa se bashkëlojtari i tij kishte nevojë për atë gol, kishte besim tek Rashford, pasi i tha merre topin dhe besimin në vete. Si ekip, duhet kjo. Na duhet gjithmonë një lider si ai.”,tha Erik ten Hag.
Përveç kësaj, Fernandes asistoi në golin e tretë të realizuar nga Anthony Martial në minutën e 75.