Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Supeligën e Kosovës.
Golin e vetëm për kryeqytetasit e realizoi Jalen Blesa, në minutën e 72’, i cili ishte i saktë nga penaltia.
Më gola nuk prodhoi kjo ndeshje dhe kështu takimi përfundoi në favor të prishtinasve.
Prishtina pas fitores kalon në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara.
Ndërsa Drita mbetet në kuotën e 25 pikëve, pas 14 ndeshjeve të kaluara.