Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se tifozët do të jenë vendimtar kundër Borussia Dortmund në ndeshjen e të martës në kuadër të Champions League.
Skuadrës italiane i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për të arritur në raundin e gjashtëmbëdhjetë të garës evropiane më prestigjioze për klube.
"Ata janë një ekip i fortë, por mund të kenë vështirësi, ndaj duhet të luajmë me gjithçka për nëntëdhjetë minuta. Jam i sigurt që tifozët do të na ndihmojnë nesër mbrëma.
Ata nuk e njohin San Sioron e Champions League, derisa ne e njohim", ka thënë Pioli.